Bayern Munich vijon rrugëtimin perfekt në këtë edicion të Champions League: 3 ndeshje 3 fitore, 9 gola të shënuar asnjë i pësuar. Ekipi i Nagelsmann arrin një rekord absolut në turneun më të rëndësishëm në Evropë, përballë Viktoria Plzen e dërguan në 31 numrin e ndeshjeve pa pësuar humbje në fazën e grupeve, shifra fantastike.

Nojer
Nojer

Kjo ishte një përballje pa shumë histori e zhvilluar vetëm me një sens. Sane hapi banketin me një super gol që në minutën e 7-të. Në të 13-tën ishte Gnabry që dyfishojë shifrat ndërsa në minutën e 21-të Sado Mane dërgoi rezultatin në 3-0. Me fillimin e pjesës së dytë, Nagelsmann nisi të freskojë ekipin ndërsa në minutën e 50-të ishte sërish Sane që kompletoi “dopjetën” personale dhe golin e katërt për Bayern. I hedhur në fushë si zëvendësues, Choupo-Moting sigloi rezultatin final në 5-0 në minutën e 59-të.

310893876 6403374179708990 2268382712814792063 N
310893876 6403374179708990 2268382712814792063 N

Me këtë fitore, Bayern është me një këmbë në 1/8 e Champions: 9 pikë, 3 më shumë se Inter dhe plus 6 në raport me Barcelonën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb