Rekord infektimesh vijojnë të regjistrohen prej ditësh në Serbi. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga autoritetet shëndetësore bëhet me dije se në 24 orë janë raportuar 13693 raste të reja me koronavirus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 22 pacientë  humbën jetën. Ndërkohë 86 pacientë janë duke u trajtuar në kujdes intensiv.

Beogradi është vendi me numrin më të lartë të shifrave me COVID me rreth 8 000 raste në ditë.

Mjekët janë shprehur se në krahasim me 3 javë më parë situata paraqitet më e rëndë, gjithashtu edhe sistemi shëndetësor po përballet me një fluks të lartë të pacientëve të shtruar me Covid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb