Një gjashtëmbëdhjetë vjeçar në Zelandën e re, Charlie O’Brien nga Napier, ka thyer rekordin që mbahej në 2013, të maratonës në një lisharëse me 33 orë e 21 minuta, që mbahej nga një bashkëkombëse i tij nga Auckland.

I riu që frekuenton shkollën e mesme, ka filluar që të mërkurën në orën 6:00 (ora lokale), të qëndrojë në lisharëse, në një park të qytetit të tij dhe ka vazhduar të kolovitet deri në 15:21 të së enjtes.

Atij i ishte lejuar një pauzë prej 5 minutash çdo orë për të ngrënë, pirë, për të shkuar në tualet dhe për të fjetur.

I riu ka pirë ilaç kundër marramendjes. Ai ka ngrënë biskota me xhinxhër dhe ka pirë çokollatë të nxehtë.
Sipas rregullave zyrtare Guiness, O’Brien është ndjekur nga katër anëtare të Guinnes World Records, që me turne kanë qenë prezent pranë tij në të gjithë kohën.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb