Një rekord i ri i infeksioneve u regjistrua sot në Greqi, ndërsa EODY bëri publike 1690 raste të reja të koronavirusit. Nga rastet totale, 64 janë të shoqëruara me vatra të njohura dhe 35 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 37196. Ndërkohë që 128 pacientë po trajtohen të intubuar, 286 të tjerë janë liruar nga ICU. Në 24 orët e fundit janë bërë publike edhe 5 vdekje të tjera duke shkuar në 620 vdekje gjithsej në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: