Mbrëmjen e kaluar në “Fly Emirates” tre djem shënuan emrat e tyre në librin e historisë së futbollit.

Në stadiumin e Arsenal zbritën Chris, Joe dhe Matt Willock, të gjithë vëllezër, por që luanin për skuadra të ndryshme, raporton “SPORTBible”.

Si fillim, nga minuta e parë ndeshjen Arsenal-Manchester United të U-23 e nisën Chris e Matt, por nga minuta e 46-të për llogari të “djajve të kuq” hyri në fushë edhe Joe duke e çuar në 3 numrin e futbollistëve që mbanin mbriemrin Willock.

Matt, i cili luan si qendërmbrojtës tek Manchester United, tregoi historinë e tij se si u nda nga vëllezërit.

“Me Arsenalin aktivizohesha kur isha një nxënës shkolle, por kur mbusha 15 vjeç më duhej të largohesha. Kështu kalova disa sprova tek Reading dhe Sunderland. Përfundova duke firmosur për United. Ishte një zhgënjim i madh kur ika nga Arsenal por këtu po punoj mirë”.

Kujtojmë se edhe më parë ka patur raste kur dy vëllezër janë përballur në një ndeshje futbolli, ku veçohet rasti i vëllezërve Boateng dhe Xhaka, por nga mbrëmë për herë të parë ky numër shkoi në 3 duke befasuar mjaft opinionin sportdashës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb