Shifra të larta të rasteve me Covid-19 janë raportuar sërish në Greqi.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6700 të prekur me Covid, ndërsa kanë humbur jetën 59 persona.

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus ka arritur në 754, 451 , prej të cilëve 50,8% e tyre janë burra.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 16, 050 qytetarë.

Reparti i Kujdesit Intensiv njofton se 434 pacientë ndodhet në intubuar në spital, mosha mesatare e tyre është 64-vjeç, ndërsa 79, 5% e tyre kanë sëmundje shoqëruese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb