Shifra të frikshme raportohen nga Spanja, sa i takon situatës së krijuar nga koronavirusi. Mediet spanjolle raportojnë sot se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar plot 738 viktima nga COVID-19.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga autoritetet, numri total i viktimave është rritur në 3434, ndërsa konfirmohen mbi 47 600 raste.

Vendi iberik kalon kështu Kinën për numrin më të lartë të viktimave nga covid-19, që numëron 3281 viktima, duke u renditur i dyti pas Italisë, ku kanë humbur jetën deri tani 6820 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb