India ka kaluar katër milionë raste me koronavirus, duke e bërë atë vendin e tretë në botë që tejkalon këtë shifër, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit.

Vetëm gjatë ditës së sotme u regjistruan 86,432 raste, një rekord ditor global. Lajmi u bë i ditur nga Ministria Federale e Shëndetësisë.

Infeksionet u rritën në të gjithë vendin, përfshirë kryeqytetin New Delhi dhe shtetet e mëdha të Maharashtras dhe Karnatakas. Ndërkohë, 69,551 persona kanë humbur si pasojë e COVID-19.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: