Izraeli ka shënuar të martën një numër rekord infektimesh, 11 mijë raste të reja me koronavirus. Autoritetet shëndetësore deklaruan se varianti Delta i koronavirusit, ka përkeqësuar situatën epidemiologjike në këtë vend.

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka thënë se situata mund të kontrollohet përmes vaksinimit dhe ka inkurajuar të gjithë banorët e moshës 12 vjeç e lart që të marrin një dozë shtesë të vaksinës Pfizer/BioNTech. Bennett tha se vaksinimi me dozën e tretë po tregon rezultate, veçanërisht duke ulur numrin e të hospitalizuarve.

Ndërkaq, Izraeli ishte një nga vendet e para që nisi fushatën kombëtare të vaksinimit, në dhjetor të vitit 2020. Kështu që ky vend ka arritur të vaksinojë rreth 60% e 9.3 milionë banorëve të Izraelit të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinave.

Si pasojë numri i rasteve ditore u ul ndjeshëm dhe mundësoi heqjen e pothuajse të gjitha kufizimeve.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb