Italia ka regjistruar shifra rekord të rasteve me koronavirus. Në 24 orët e fundit janë identifikuar 219, 441 raste të reja me COVID nga 1, 138, 310 teste të realizuara.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 198 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 46, 770 qytetarë janë shëruar.

Norma e pozitivitetit është rritur në 19,3%.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 6, 975, 456 raste të reja , ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 138, 474 persona.

Aktualisht në Itali janë 1, 593 579 persona aktivë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb