Një rekord prej 19, 901 rastesh të reja kanë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga 39, 282 teste të kryera në Serbi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 34 pacientë kanë humbur jetën.

Ndërkohë situata në spitalet COVID mbetet ende shqetësuese, pasi numri i infektimeve është në rritje. Mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat, pasi varianti i ri i COVID, Omicron nga nxituar rritjen e infektimeve.

Gjithashtu edhe numri i pacientë në intubim është rritur nga 119, duke shkuar në 131 qytetarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: