ANGLI- 29 trajnerë të katër kategorive në kampionatin anglez te futbollit, një shifër rekord, janë shkarkuar në pjesën e parë të sezonit, sipas një statistike të shoqatës së trajnerëve të ligës angleze të futbollit.

Numri i trajnerëve të shkarkuar mes 1 qershorit deri më 29 dhjetor 2015, përbën një shifër rekord, që ishte 27 trajnerë në të njëjtën periudhë të 2014. Gjashtë trajnerë të Premier League figurojnë në këtë listë: Nigel Pearson (Leicester), Brendan Rodgers (Liverpul), Dick Advocaat (Sunderland), Tim Sherëood (Aston Villa), Garry Monk (Sëansea) dhe Jose Mourinho (Celsi).

Trajnerët e D2 janë në numër më të madh, me 10 shkarkime. Ndërkohë, Arsène Wenger është trajneri me më shume vite në funksion, me mbi 19 vite dhe 1095 ndeshje në pankinën e Arsenalit. Francezi është shumë larg Paul Tisdale, i cili drejton ekipin Exeter, aktualisht në D4 që prej 9 vjet e gjysmë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: