ITALI

Vijon rritja drastike e rasteve të reja me COVID-19 në Itali. Autoritetet italiane kanë raportuar mbi 10 mijë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, përkundër 8804 rasteve që ishin dje. Edhe numri i tamponëve ka qenë i lartë 150.377 testimeve.

Kjo është shifra më e lartë e infeksioneve të reja ditore që nga nisja e pandemisë. Po ashtu, vendi ka regjistruar 55 viktima, për një total prej 36.427 humbje jetësh nga nisja e pandemisë.

Rajonet më të prekura janë Lombardia (2.419), Campania (1.261) dhe Piemonte (821).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: