Një pikturë e piktorit francez Claude Monet është blerë për 110,7 milion dollarë, në një ankand nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s në New York.

Bëhet fjalë për një rekord për artistin gjatë një ankandi, me një shumë që është mes dhjetë më të lartave të shitjeve në histori dhe listohet tani në vendin e 9 përsa i përket veprave më të shtrenjta të shitura përmes ankandeve.

Monet e mbaroi këtë pikturë në 1890, si pjesë e serisë së quajtur “Meules” (mullarët e kashtës), duke përshkruar kështu jetën rurale pranë shtëpisë së tij në rajonin e Normandisë.

Shitja rezulton gjithashtu rekord edhe sepse është hera e parë që një pikturë impresionisti kalon shifrën e 100 milionëve.
Deri atëherë, piktura ishte në duart e një familjeje që e kishte blerë atë drejtpërdrejt nga tregtari i kontraktuar nga artisti, prej gati një shekulli.

Blerësi raportohet të ketë kaluar 5 oferta të tjera në ankandin e zhvilluar, megjithatë “Sotheby’s” e la anonym emrin e tij.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb