Napoli dhe Milani kryesojnë Serie A me pikë të barabarta, 31, pas 11 javëve të luajtura. Thuajse perfekte të dyja skuadra, me 10 fitore dhe vetëm nga një barazim.

Asnjëherë më parë në Serie A nuk kishin filluar dy skuadra me 10 fitore dhe një barazim. Më parë kishin pasur sukses Juventus (2018-2019, i vetmi që fitoi titullin), vetë Napoli (2017-2018) dhe Roma (2013-2014).

Megjithatë, në epokën e 3 pikëve, është hera e parë që kreu ndahet në maksimumin e pikëve nga dy skuadra. Të paktën nga ajo që shihet nga këtë fillim kampionati, duket se titulli do të vendoset në ndeshjet direkte mes tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb