12 pikë në 7 javë e kthejnë Bayern Munich 12 vite pas në kohë, kurrë më parë në këto vite, rekordmenët gjerman nuk kanë pasur një ecuri të tillë kaq negative. Humbja ndaj Augsburg ishte para sezonale, por erdhi pas tre barazimeve radhazi.

Në shtëpinë e Bayern është ndezur alarmi, situata nuk është aspak pozitive, fakt që e pranon edhe drejtori sportiv, Hasan Salihamdzic:

“Na mungon uria që duhet të shënuar, por gjithashtu edhe forma fizike nuk është optimale. Jemi pak të shqetësuar, nëse luajmë kështu nuk fitojmë dot në Bundesligë. Mjaft me justifikime, duhet të kthehemi të fitojmë. Duhet vendosmëri, përqendrim dhe uri për të fituar”, u shpreh Salihamidzic i cili ndër të tjera u shpreh i prerë kur u pyet mbi të ardhmen e Nagelsmann, shkarkimi i tij nuk ka qenë kurrë një opsion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb