ITALI

Italia ka pësuar një rritje rekord të rasteve me COVID-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj kanë shënuar janë 15,199 infeksione të reja të koronavirusit ndërkohë që një ditë më parë ishin 10,874.

Numri total i të infektuarve që prej nisjes së pandemisë ka shkuar afro 450 mijë më saktë, 449.648. Rritje ka pasur dhe numri i të vdekurve, ku në 24 orët e fundit kanë regjistruar 127 duke e çuar në 36 832 numrin total.

Një ditë më parë numri i të vdekurve ishte 89. Lajmi i mirë vjen vetëm nga të shëruarit, që ishin 2369. Rajoni më i goditur është padyshim Lombardia, që ka praktikisht dyfishuar të prekurit nga dita e djeshme, me 4126 pozitivë.

Në atë rajon, ashtu si në Campanja,sot me 1760 raste në rajonin ku është kryeqendër Napoli, autoritetet shëndetësore deklarojnë se situata ka dal jashtë kontrollit” dhe aty priten tashmë masa edhe më shtrënguese.

Është domethënës fakti që në provincat dikur vatër të infeksionit në mars, ato të Bergamos, Breshës dhe Cremonës, infeksionet kanë qenë nga më të ulëtat, pothuajse sikur të kishin krijuar një imunitet grupi, siç pohoi vetë kryebashkiaku i Milanos, Sala. Shqetësuese edhe situata në Veneto, ku ka ngritje të lartë rastesh, me 1083 të tilla, ndërkohë që në Lacio janë 1219.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: