Regjistrohen 5.397 raste të reja me koronavirus në Ukrainë, shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Rekordi i mëparshëm u shënua vetëm një ditë më parë, kur u regjistruan 4.753 raste për 24 orë. Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 93 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 4.690.

Aktualisht, numri në total i infektimeve ka shkuar në 244.734, që është një ndër më të lartat në Evropë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: