Derbi i Mersisajdit, që u luajt ditën e djeshme, u shndërrua në ndeshjen më të ndjekur në historinë e Premier League. Natyrisht, këtu ndikoi dhe fakti se kjo sfidë u luajt me dyer të mbyllura dhe se tifozët ishin të uritur për të parë një takim.

Përballja mes Evertonit dhe Liverpulit, u ndoq nga 5,5 milionë spektatorë, duke thyer rekordin e Sky Sports UK të vitit 2012, kur derbi tjetër, ai mes Sitit dhe Junajtidit, u ndoq nga 4.2 milionë teleshikues. Sa për kronikë, ndeshja u mbyll me rrjeta të paprekura.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb