ITALI

Italia shënon një tjetër rritje të rasteve ditore me COVID-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 1.640 persona të infektuar me koronavirus në 103.696 tamponë të bërë.

Edhe numri i viktima është rritur. Ditën e sotme kanë ndërruar jetë 20 persona duke e çuar në 35.758 numrin total të jetëve të humbura.

Rritet numri i të shëruarve, 995 në 24 orë, por edhe e personave në terapi intensive, 244. Të shtruarit në spital janë 2.658 ndërkohë që një ditë më parë ishin 2.604. Campania rezultoi rajoni më i nxehtë me 248 raste, e ndjekur nga Lombardia (196) dhe Lazio (195).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: