Rekord vdekjesh në Greqi nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik konfirmoi sot 3.833 raste të reja me Covid-19. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 308,006.

Numri i të vdekurve në një ditë tejkaloi 100, me 104 vdekje në 24 orë. Ndërsa u vendos një rekord i ri negativ për pacientët e intubuar, me 819 pacientë të trajtuar në ICU. Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë, 1,925 pacientë janë larguar nga ICU.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: