Nuk ndodh shpesh që në një turne të mos flitet shumë për Ronaldon, por si rrallë herë “Euro2020” ka zbehur pak magjinë e yllit portugez. Shifrat dhe detajet janë thjeshtë numra për Ronaldos, pavarësisht se vjen në këtë europian në moshën 36 vjeçare, CR7 zbret sërish në fushë me stofin e liderit, i uritur si gjithnjë për të marrë më të mirën si në aspektin personal ashtu edhe më përfaqësuesen. Ky është europiani i pestë që Ronaldo merr pjesë, një rekord absolut. por të mos harrojmë një tjetër detaj, Ronaldo me Portugalinë e tij janë ende kampionët në fuqi:

“Ky rekord është i bukur, por gjëja më e rëndësishme është të fitojmë për herë të dytë radhazi” u shpreh Ronaldo në konferencë për shtyp duke vijuar: “Skuadra po punon mirë, është një skuadër e fortë dhe ne jemi gati. Shpresoj ta nisim me këmbën e mbarë, është e rëndësishme ta nisim me fitore. Ronaldon e sfidon Hungaria në “Pushkash Arena”, me 60 mijë tifozë të pranishëm, por ky fakt nuk e shqetëson portugezin: “Tifozët do të jenë në anën e tyre por do të jetë bukur të luash përballë një publiku të madh. Ekipi jonë është i ri por jam i bindur se do të zhvillojmë një ndeshje Europian të madh, theksoi kapiteni i Portugalisë në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb