Për herë të parë mbi një miliardë njerëz kanë përdorur ‘Facebook’ në një ditë të vetme, sipas themeluesit të kompanisë Mark Zuckerberg.

Ky “moment historik”, u arrit të hënën, kur “1 në 7 persona në Tokë përdorën rrjetin social në internet ‘Facebook’ për t’u lidhur me miqtë dhe familjen e tyre”, tha ai në një postim të tij.

‘Facebook’ ka rreth 1.5 miliard përdorues, që lundrojnë në botën e mundësive që ai të ofron në internet, të paktën një herë në muaj, por shifra e 1 miliardë pëdoruesve të tij këtë radhë u arritë në një ditë të vetme.

Kompania ‘Facebook’ numëronte si përdorues të rregull saj rreth një 1 miliardë njerëz që në tetor të vitit 2012. Gjigandi i internetit ‘Facebook’ u themelua në vitin 2004 nga M. Zuckerberg, ndërsa ai ishte një student i Harvardit.

Në një postim të tij të enjten, Zuckerberg parashikoi se ‘Facebook-u’ do të vazhdojë të rritet. “Kjo ishte hera e parë që kemi arritur këtë moment historik, dhe ky është vetëm fillimi i cili lidhë të gjithë botën”, shkroi Zuckerberg.

Në korrik, ‘Facebook’ ka pohuar se më shumë se gjysma e përdoruesve online në botë vizitoi atë të paktën një herë në muaj.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb