SHBA

Dr. Anthony Fauci ia ka hedhur fajin disa shteteve të SHBA që u rihapën shumë shpejt dhe sollën edhe rritjen e rasteve me COVID_19 deri në rekord botëror.

Fauci thotë se pavarësisht thirrjeve, rekomandimeve dhe këshillimeve, disa shtete injoruan dhe thjesht u hapën shpejt.

“Ka disa raste kur përkundër udhëzimeve dhe rekomandimeve që të hapen me kujdes dhe maturi, disa shtete i hodhën poshtë atyre dhe u hapën shumë shpejt. Sigurisht që Florida e di, ju e dini, unë mendoj se u hodh mbi disa pika kontrolli.’’- tha Fauci

Fauci ka marrë për shembull Flordinë, që u hap shpejt dhe sot ka një mesatare prej 9 mijë rastesh në ditë, kurse një muaj më parë e kishte 1 mijë raste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb