Ndërsa në Rusi tashmë ka nisur Botërori i Rusisë, në Poloni është vendosur një rekord Guinness.
Në Krakov, një qytet që është në jug të vendit, 1444 persona të të gjitha moshave u mblodhën në shesh dhe nisën njëkohësisht xhonglimin me topin.

Ideja ishte që të gjithë personat në shesh të xhonglonin topin e futbollit njëkohësish sa më gjatë që të mundeshin dhe ata e arritën këtë për 10 sekonda, shkruan atsh.

Rekordi i mëparshëm u vendos në Itali, ku ishin 1406 persona që xhongluan njëkohësisht për pak kohë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb