IRAN

Rritja e të infektuarve me COVID-19 në Iran/ Presidenti Rouhani: Nuk e përballojmë dot një mbyllje të dytë ekonomikisht

Irani duket se nuk do të rimbyllet për herë të dytë pavarësisht rritjes së rasteve të reja me COVID-19.

Presidenti iranian, Hassan Rouhani ka thënë se vendi nuk e përballon dot ekonomikisht një mbyllje të dytë prandaj me të gjitha gjasat pandemia do lihet në dorë të zbatimit të masave të COVID-19.

Irani duket se po përjeton një valë të dytë të COVID-19 pasi në shkurt- mars ishte një nga vendet më të prekura, por në prill rastet filluan të uleshin.

Të  enjten u shënua rekordi prej 221 viktimash në COVID-19 brenda një ditë teksa në total janë 12 mijë e 400 të vdekur prej fillimit të pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb