Mëngjesin e së hënës, oferta më e lartë për targën zvicerane me numrin “ZH 987” ka arritur në 150 800 franga, shkruan “Blick”. Kjo ofertë ka thyer rekordin e mëparshëm të Kantonit të Zyrihut që kapte shumën prej 131’000 frangave për targën me numrin “ZH 1000”. Por, mbetet e paqartë nëse do të thyhet rekordi zviceran për numrin “ZG 10”.

targa 150 mije franga

Ankandi duket se është përkufizuar në disa ofertues. Ofertuesit me nofkën “kaj” dhe “Vehgim Murati” janë duke garuar në çdo moment për të blerë autotargën “ZH 987”. Por, mbrëmjen e së dielës, ofertuesi “VBerger” i ka tejkaluar të gjithë duke ofruar shumë prej 150’800 frangave, shkruan Albinfo.ch.

Megjithatë, nga burime të ndryshme thuhet se kumanovari nga Maqedonia Hadi Osmani, ka ofruar për momentin shumën më të lartë prej 152`400 frangash.

Fituesi i ankandit do të mësohet të mërkurën rreth orës 23:00. Më 14 shkurt të këtij viti, targa me numrin “ZG 10” ishte blerë për 233 000 franga, ndërsa deri atëherë, numri “VS 1” mbante rekordin prej 160 100 frangash.

Enti kantonal i Cyrihut, që nha viti 1995 bën ankande të tilla, ndërsa që nga viti 2006 edhe online. Këto ankande tek banorët e Cyrihut janë të preferuara.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb