TIRANE- Anonymous Albania i ka dërguar një mesazh të fortë autoriteteve greke, ku i kërkojnë që të heqin dorë nga provokimet, duke marrë shkas nga ngjarja e fundit ku u disa ushtarë me origjinë shqiptare u dënuan me 30 ditë burg vetëm se bënë simbolin e shqiponjës.

Me anë të një video të publikuar në YouTube ata deklarojnë se shqiptarët nuk i harrojnë të këqijat që sipas tyre Greqia ka bërë në kurriz të shqiptarëve, duke kujtuar dramën e madhe të popullit çam. Ndër të tjera Anonymous Albania nuk nguron të ‘kërcënojë’ Greqinë, duke shtuar se koha e shqiptarëve ka ardhur.

“Drejtuar qeverisë greke! Ne jemi Anonymous Albania. Ju mendonit se ne nuk do të reagonim. Ne e dimë se kush jeni ju. Ju na keni vjedhur historinë, traditat dhe kulturën, na keni vjedhur trojet, keni vrarë njerëz, keqtrajtuar gra dhe fëmijë, ngjarje që shqiptarët nuk mund t’i harrojnë kurrë. 6000 mijë persona u vranë nga ju, burra, gra, fëmijë dhe shumë të tjerë u dëbuan nga banesat e tyre që ju mendoni se janë tuajat. Shqipëria është një vend i paqes, por nëse merreni me ne, ju do gjeni luftë në Ballkan. Mos luani me ne, koha e shqiptarëve po vjen. Ndaj, mos bëni biznes me gjithçka që keni bërë me shqiptarët. Çamëria është Shqipëri. Ne jemi Anonymous Albania, ne nuk harrojmë, na prisni!”, thuhet në reagimin e Anonymous Albania.

Më poshtë mund ta shihni video-mesazhin e Anonymous Albania.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb