Zëvendësministri ukrainas i Punëve të Brendshme, Anton Gerashchenko, ka publikuar një video në të cilën shfaqet një prej rekrutëve rus që ankohet se nuk po paguhen mjaftueshëm, dhe se kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër.

“Kemi nënshkruar marrëveshjet në tetor dhe për pak ditë erdhëm këtu. Brenda natës na kanë transportuar në rajonin Kaviikvka, ndërkaq në dokumente thuhet se jemi në Chebarkul”, thotë një rekrut rus – duke shtuar se gruaja e tij i ka parashtruar disa pyetje personave përgjegjës.

“Kemi marrë 9 mijë rubla (120 euro) për tetor dhe 19 mijë (250 euro) për nëntor. Disa rekrutë tjerë janë në bazat ushtarake ku po trajnohen nga gushti e shtatori. Ata po marrin para, nuk e kanë keq. Ata janë në Rusi, e ne këtu dhe kemi paga shumë të ulëta”, shtoi rekruti i dëshpëruar rus.

Gjithashtu theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për para, por se shteti rus u kishte premtuar se të gjithë rekrutët do të paguhen.

Nga fillimi i mobilizimit, rekrutët rusë ankohen për kushte të rënda si dhe vonesa në paga. Të tjerët paralajmërojnë çdo ditë e më shumë për rritjen e korrupsionit brenda ushtrisë ruse.

Sipas tyre disa rekrutë as që dërgohen në vijën e frontit, derisa një pjesë tjetër vetëm pak ditë pas trajnimit nisen për në luftë në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: