Prokuroria për Krimet e Rënda mbyll hetimet për 9 persona të akuzuar për rekrutimin e personave me qëllimeve terroriste drejt Sirisë dhe e çon çështjen për gjykim.

Këta persona, mes tyre edhe dy imamë, Genc Balla imam në xhaminë tek Unaza e re në Tiranë dhe Bujar Hysa në xhaminë e Mzezit, akuzohen se kanë rekrutuar 90 besimtarë myslimanë dhe i dërguan në Siri, për të luftuar në krah të organizatave terroriste si ISIS.

Të akuzuarit e tjerë janë Gert Pashja, Orion Reçi, Verdi Morava, Zeqir Imeri, Astrit Tola, Edmond Balla, Fadil Muslimani.

Operacioni për kapjen e tyre u krye afro 1 vit më parë, ndërsa deri më tani prokuroria ka kërkuar prova të shumta për të implikuar të arrestuarit. Mësohet gjithashtu se asnjëri prej tyre nuk ka apeluar vendimin. Pritet ndërkaq që prokuroria të kërkojë edhe dënimin për ta në seancën e parë gjyqësore.

AKUZAT E PLOTA TË PROKURORISË
1.Genci Balla,
me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të:
* Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal,
* ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.
* ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.
2.Gert Pashja,

3.Bujar Hysa,
me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të:
Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal,
‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.
‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.
‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.
4.Orion Reçi,
me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të:
Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal,
‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.
‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.
5.Verdi Morava
Duke e akuzuar për kryerjen e veprave penale të:
‘Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal,

6.Zeqir Imeri,

‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.
‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal.
‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.
7.Astrit Tola,
me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të:
Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal,
‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.
‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.
8.Edmond Balla,
Duke e akuzuar për kryerjen e veprave penale të:
‘Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal,
‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.
‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.
9. Fadil Muslimani,
me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të:
Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal,
‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.
‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: