OST ka bërë me dije se për shkak të një remonti të planifikuar ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për zonën e Kavajës.

Sipas njoftimit të OST-së bëhet e ditur se remonti është planifikuar në linjën 110kV L110-21/1 Kavajë – Rrashbull, në linjën 110kV L110-21/1 Rrashbull – Sallmone (Sukth), ku do të stakohet energjia nga ora 11:00-12:00 dhe 15:00-16:00 në disa zona në Kavajë.

“Për shkak të remontit të planifikuar nga OST, për stakim të domosdoshëm për zëvendësimin e thikës 110kV ne N/stacionin Kavajë, të linjës 110kV L110-21/1 Kavajë – Rrashbull dhe remont të planifikuar në linjën 110kV L110-21/1 Rrashbull – Sallmone (Sukth), në datën 16 qershor do të stakohet energjia në intervalkn kohor 11:00-12:00 dhe 15:00-16:00 në këto disa në Kavajë”, thuhet në njoftimin e OST.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb