Remzi Ejupi i ka apeluar Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që t’i kthejë sytë nga sporti, përkatësisht nga futbolli që ditët e fundit po kalon në një situatë dramatike.

Kryetari aktual i FFK-së, Agim Ademi, i ka shpallur zgjedhjet për kryetar ndërkohë që këto zgjedhje nga njohës edhe ligjor të sportit po konsideohen si jo të rregullta për faktin se janë shpallur para kohe, më 6 prill e jo në korrik kur i skadon edhe mandati kryetarit Ademi.

“I bëj ftesë publike Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, që sa më parë të reagojë për Kuvendin Zgjedhor që do të mbahet gjatë këtij viti. Nuk e di se si mund të kandidohet një njeri si Agim Ademi që ka 3-4 aktakuza, madje edhe i dënuar. Dihet edhe aktakuza e rëndë që së fundmi është publikuar në medie në lidhje me kurdisjen e një ndeshjeje të Kosovës U-21. Kjo çështje duhet që të zbardhet sa më parë”, ka deklaruar presidenti Remzi Ejupi”, ka deklaruar presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi për “Zeri.info”.

Ejupi ditë më parë ka deklaruar se do të largohet nga posti i presidentit të Prishtinës pas 18-viteve. Ai është një nga kandidatët për ta marrë drejtimin e FFK-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb