Renaldi 11-vjeçar me leuçemi ka përshendetur shqiptarët në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” nga shtrati i spitalit “Bambino Gesu” në Itali.

Gjendja e tij shëndetësore është dukshëm e përmirësuar. Tek koka e krevatit është e ëma që nuk i ndahet asnjë moment. Silvana Ismaili, përfaqësuese pranë spitalit “Bambino Gesu” ka ndjekur rastin e Renaldit, ajo na sjell përshëndetjet e djalit nga dhoma e spitalit në këtë klip.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Djali ka dalë nga rreziku dhe është mirë, mjekët thanë që është sjellë në kohën e duhur. Falënderojmë fondacionin ‘Firdeus’ që në kohë rekord organizoi fluturimin dhe gjithçka tjetër. Renaldi po na i shpërblen me gjendjen e tij shëndetësore që përmirësohet çdo ditë. Mjekët më thanë se Renaldi është një luftëtar”, u shpreh Silvana Ismaili.

https://www.youtube.com/watch?v=dt8Y659zCGk&feature=youtu.be

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb