TIRANË

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka njoftuar se do të nisë intervistat me kandidatët e përzgjedhur gjatë fazës së parë për Gjykatën Kushtetuese si dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Me një njoftim të shpërndarë në faqen zyrtare, KED tregon edhe rendin e ditës, i cili do të diskutohet gjatë mbledhjes së sotme. Ky institucion do të fillojë punën pa humbur kohë me renditjen e pikëzimit dhe për intervistimin e kandidatëve.

“Në kushtet kur është përmbyllur procedura e verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore për kandidim për të gjithë kandidatët në të gjitha vendet vakante, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 7.8.2019, do të zhvillojë mbledhjen e radhës me këtë rend dite: Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese. Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi”-thuhet në njoftimin e KED-së.

I pari që do të dalë para Këshillit, është prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, emër ky që kandidon për  Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi.

Rendi i ditës:

Në kushtet kur është përmbyllur procedura e verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore për kandidim për të gjithë kandidatët në të gjitha vendet vakante, në zbatim të nenit 233, 239 dhe 240 të ligjit nr. 115/2016, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 07.08.2019, ora 09.00, do të zhvillojë mbledhjen e radhës me këtë rend dite:
Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Përcaktimi i kalendarit të intervistave me kandidatët e lejuar për kandidim në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Miratimi i ekspertëve të gjuhëve të huaja në funksion të realizimit të intervistave me kandidatët e lejuar.
Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës dhe zhvillimi i intervistës, sipas ligjit, me kandidatin Besnik Muçi, i kandiduar për vende vakante në në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi.
(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb