“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara të bëjnë çdo gjë të nevojshme për të ndalur luftën në Ukrainë”, kështu është shprehur sekretari amerikan Antony Blinken.

Gjithashtu Blinken vlerësoi Bashkimin Europian për hapat të cilat ai i cilëson si historikë , kundër Rusisë.

“Ne jemi përballur sëbashku me atë që është lufta e zgjedhur nga presidenti Putin, një luftë e paprovokuar , e pajustifikuar dhe një luftë me pasoja të tmerrshme për njerëzit, për nënat, baballarët, fëmijët që ne i shohim në tv dhe kjo nuk po ndalet”, ka thënë ai, ndërsa shtoi: Ne jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka . koordinimi mes nesh është jetik.

I pyetur nga gazetarët nëse SHBA po shqyrton sanksione të energjisë kundër Rusisë, Blinken ka thënë se asgjë nuk do të mbetet jashtë bisedimeve, ndërsa shtoi se nuk është në interesin e SHBA të shkurtojë furnizimin global me energji, për shkak se kjo do të çonte në rritje të naftës.

Gjithashtu Blinken dënoi Kremlinin për rrezikun e një incidenti bërthamor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb