TIRANE – Kombëtarja shqiptare e futbollit do të gëzojë një rekord historik, i cili pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme. Trajneri i ekipit kombetar, italiani Gianni De Biasi, ne nje status ne Facebook, shkruan se “Sipas përllogaritjeve, Shqipëria do të pozicionohet e 22-ta në ranglistën e FIFA-s”.

“Tre pikët e marra ndaj Serbisë në tavolinë nga KAS, si dhe fitorja 1-0 ndaj Francës, i rendisin kuqezinjtë 14 vende më lart, pra në të 22-in, duke lënë pas Francën, Danimarkën, SHBA-në, Rusinë dhe Suedinë, pa harruar fqinjët tanë…”, shkruan trajneri De Biasi.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb