FIFA ka publikuar renditjen e saj për ekipet kombëtare dhe Brazili vazhdon të jetë në vendin e parë, e ndjekur nga Belgjika dhe Argjentina. Në 10 vendeve të para, vetëm Italia ka arritur të ngjitet me një pozicion, duke ja parakaluar Spanjës.

Brazil

Për sa i përket Kombëtares shqiptare, vazhdon të qëndrojë në vendin e 66-të të renditjes, pa asnjë ndryshim nga muaji gusht. Humbja me Izraelin dhe barazimi ne Islandën nuk aknë ndikuar aspak.

Shq

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Kosovës, me një humbje dhe një fitore në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, ka humbur një pozicion duke shkuar në vendin e 107.

Ks

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb