Dy ndeshjet e para në Ligën e Komebeve, ku Shqipëria zbriti në fushë pas nëntë muajsh pritje, nuk kanë ndikuar në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Kombëtarja kuqezi mbetet në vendin e 66-të, pozicion që e kishte siguruar përpara ndërprerjes së gjatë të futbollit për shkak të pandemisë.

Renditja
Renditja

Në dy sfidat e shtatorit, Shqipëria mundi në transfertë 2-0 Bjellorusinë dhe humbi 1-0 në shtëpi përballë Lituanisë. Këto rezultate nuk kanë sjellë asnjë ndryshim në klasifikimin botëror për kuqezinjtë që lenë pas të gjithë rivalët e Grupit. I ndërshëm është diskutimi për Kosovën.

R4endiytja 2
R4endiytja 2

“Dardanët” barazuan me Moldavinë dhe humbën kundër Greqisë në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kjo nisje e dobët është pasqyruar edhe në renditjen e FIFA-s, ku Kosova ka zbritur një pozicion dhe tani mban vendin e 116-të.

Renditja 1
Renditja 1

Nuk ka asnjë ndryshim në treshen e parë të klasifikimit botëror. Belgjika vazhdon të kryesojë, e ndjekur nga Franca dhe Brazili.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb