Shtatë nga 10 ekipet e Kategorisë Superiore kërkojnë minimalisht një vend në kupat e Evropës. Të ardhurat që vijnë nga pjesëmarrja janë jetike për klubet shqiptare. Vitet e fundit skuadrat e Superligës kanë arritur të kalojnë ture, duke rritur koeficientin në renditjen e UEFA-s.

I tillë ishte rasti i Laçit, që pas sezonit të mirë nën drejtimin e Shpëtim Duros, shkroi historinë duke kaluar dy ture dhe u desh vetëm një gjigant si Anderlecht që të ndalte kurbinasit. Pikërisht kjo ecuri e mirë e Laçit në nivel europian ka bërë që klubet shqiptare të ndryshojnë pozicione në renditjen e UEFA.

Bardhezinjtë janë në vendin e 189-të në renditjen e klubeve nga UEFA, me koeficientin 6.0. Kurbinasit janë të parët sa u përket klubeve të Superligës. Më pas vjen Kukësi, që edhe pse këtë sezon nuk mori pjesë në kupat e Evropës, me koeficient 5.5 renditet pas Laçit.

Në vendin e tretë Teuta me koeficientin 4.5. Partizani renditet në vendin e katërt, i 281-i në Evropë me koeficient 4.25. Skënderbeu edhe pse nuk merr pjesë prej disa sezonesh në kupat evropiane ka ruajtur koeficinetin 4. Pastaj vijnë me radhë, Tirana me koeficient 2.75 dhe mbyllin Vllaznia dhe Luftëtari, me këtë të fundit që është shkrirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb