Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku ka humbur jetën një 16-vjeçar.

Adoleshenti ka qenë duke drejtuar një motomjet, kur ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, dhe për pasojë ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Në motomjet udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar, i cili u dërgua fillimisht në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Por për shkak të plagëve të marra 14-vjeçari ka ndërruar jetë në duart e mjekëve pasi kishin kaluar disa orë nga përplasja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb