Ka ndërruar jetë edhe një paciente e prekur me Covid-19 në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Lajmin e bëri të ditur Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi në një postim në Facebook.

Drejtoresha tha se viktima kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Ajo bëri thirrje që të respektohen masat kundër koronavirusit.

“Me keqardhje ju njoftoj nga Klinika Infektive në Prishtinë, se ka ndërruar jetë e prekura me sëmundjen COVID-19, Kimete Morina nga Samdraxha. E ndjera kishte probleme dhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes të së ndjeres nga Samdraxha, në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit!
Ju lutem, respektoni masat mbrojtëse dhe kujdesuni për veten dhe familjen. Virusi eshte kudo ai është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon të na mund, bashkë mund ta përballojmë edhe këtë situatë”.

Numri i viktimave në Kosovë nga COVID-19 ka shkuar në 165.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb