Është rënduar bilanci i sulmit me armë ndaj një autobusi që po transportonte nxënës drejt fshatit Gllogjan, ku humbën jetën Gentiana Mustafaj 17-vjeçare dhe Ledion  Hamzai  18-vjeçar së bashku me shoferin. Ndërkohë sipas informacioneve bëhet me dije se ka ndërruar jetë edhe fatorino i autobusit.

Kryetari i fshatit Gllogjan, Mustafë Selmani thotë se dy nxënës dhe shoferi i autobusit që u sulmua sonte janë vrarë. Ai thotë se fëmijët kanë treguar se një person i maskuar ka sulmuar autobusin me kallashnikov.

“Shoferi ka qenë i vdekur dhe këta dy fëmijë i kemi çuar në spital por s’kanë pasur shenja jete”, tha ai për T7.

“Fëmijët thonë se dikush ka dalë përpara dhe ka gjujt kallash. Ka qenë njeri me maskë dhe ia ka gjujt autobusit kallash”, shpjegoi ai.

“Një njeri me maskë ka qenë dhe i ka gjujt autobusit kallash. Një ka qenë, fëmijët tjetër s’kanë pa fëmijët”, theksoi Selmani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: