Është rënduar bilanci nga tragjedia e pasdites së sotme ku një varkë me 34 emigrantë në bord u përmbys ndërsa përpiqej të arrinte në Mbretërinë e Bashkuar.Të paktën 31 persona kanë vdekur. Dy persona u shpëtuan nga anija dhe po trajtohen në spital, ndërsa një person tjetër është ende i zhdukur, ka konfirmuar ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin.

Dozen

Mes të vdekurve janë pesë gra dhe një vajzë e re. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin ka thënë se kjo është humbja më e madhe e jetës në Kanal që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në 2014. Katër persona të dyshuar si të lidhur me kontrabandën e njerëzve janë arrestuar nga policia franceze.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se është “i tronditur dhe i tmerruar” nga tragjedia, pasi kryesoi një takim urgjent “Cobra” në përgjigje të vdekjeve. Për këtë tragjedi ka reaguar edhe Presidenti francez Emmanuel Macron i cili ka thënë se Franca nuk do të lejojë që Kanali të bëhet një varrezë, duke bërë thirrje për një takim urgjent të ministrave evropianë të migracionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: