GREQI

Greqia ka shënuar një rritje të bilancit të viktimave dhe të infektuarve nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

7 pacientë humbën jetën dhe 315 raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit. Rajoni më problematik mbetet Attika, ku ndodhet Athina, pasi gjysma e rasteve të sotme u regjistruan pikërisht aty.

Greqia ka marrë dy herë masa për Athinën, por duket se nuk po japin efekt, teksa paralajmërohet se nëse ky plan dështon, atëhere kryeqyteti mund të shkojë në ”Lock-Down”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb