Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se ka shkuar në 94 numri i i pacientëve të infektuar me coronnavirus të cilët e kanë humbur betejën me këtë sëmundje. Brenda 24 orëve kanë vdekur tetë persona

“Numri total i rasteve pozitive është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në raport.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se të enjten janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 207 raste pozitive.

Po ashtu janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.118.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: