Është rënduar bilanci i shpërthimit të madh në parkun industrial në qytetin gjerman Leverkuzen.

Ka shkuar në dy numri i viktimave ndërsa 5 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur. Mësohet se 3 prej 31 te plagosurve janë në gjendje kritike për jetën.

Shpërthimi ka nxitur alarm për “rrezik ekstrem”, si dhe ka shtyrë zyrtarët që t’iu bëjnë thirrje banorëve që të mbyllen brenda dhe të mbyllin dritaret. Chempark ka brenda vetes kompani të mëdha kimike, përfshirë, Bayer dhe Lanxess.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: