Rëndohet gjendja e grevisteve në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Ballsh.

Silvana Fejzaj ka kërkuar ndihmën e mjekëve. Në këto momente pranë saj ka shkuar urgjenca e spitalit Ballsh për t’i bërë një serum.

Mësohet se grevistja pavarësisht gjendjes nuk do të largohet. Ajo ka pranuar të marrë mjekim në mjediset e grevës dhe nuk largohet, siç raporton për “BalkanWeb”

gazetari Ervis Kuçi.

Nga ana tjetër edhe 4 gra të tjera janë në gjendje të rëndë. Mësohet se gratë kanë temperaturë, të vjella dhe rrahje të forta në zemër. Ato nuk kanë pranuar që të shkojnë në spital por morën mjekimin në ambientet e grevës. Gratë greviste janë të vendosura në kauzën e tyre, pagat e prapambetura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: