Është rënduar gjendja shëndetësore e një prej grevistëve të ngujuar në fshatin Lumas të Kuçovës, në mbrojtje të burimit të Sinecit.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” se grevisti Dashnor Subashi ka shfaqur probleme të theksuara shëndetësore dhe grevistët e tjerë kanë njoftuar Spitalin Rajonal të Beratit.

Në godinën ku po zhvillohet prej ditësh greva e urisë e banorëve të Lumasit ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar grevistin drejt spitalit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb