Vala e tretë e pandemisë duket se ka filluar në Suedi, njoftoi sot Agjencia Suedeze e Shëndetësisë.

Agjencia ka forcuar kufizimet për shkak të rritjes së fundit në rastet e reja të COVID-19 dhe përhapjes së shpejtë të varianteve të reja që konsiderohen më ngjitëse.

Në Suedi, e cila shmangu bllokimin gjatë pandemisë, 11.804 raste të reja të coronavirusit janë regjistruar që nga e premtja, sipas statistikave të Agjencisë së Shëndetit, e cila është një rritje krahasuar me 10.933 raste të raportuara gjatë së njëjtës periudhë javën e kaluar, njoftoi reuters.

“Duket se po shkojmë drejt valës së tretë”, tha kryeepidemiologu, Anders Tegnell në një konferencë shtypi teksa shtoi se “Ajo ka filluar të ndikojë në kujdesin intensiv. Ne nuk shohim një rritje dramatike, por jo një rënie, të cilën e kemi pasur për ca kohë”.

Ndryshe, Suedia deri më tani ka regjistruar 657 mijë të infektuar me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 12826 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb