Shkon në 10 numri i të infektuarve në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korcës.

Vetëm dy ditë më parë janë dërguar 27 tamponë nga ky institucion, dhe 2 persona kanë rezultuar pozitivë ndaj covid-19. Analizat janë kryer në sektorin e të burgosurve ku rezultuan pozitivë 8 të paret, por edhe në administratën e burgut, si dhe persona të kontaktit të të infektuarve.

Burime thanë për gazetaren e “BalkanWeb”, Lorena Kodra se të gjithë personat e infektuar janë dërguar në Lezhë, por nuk e kanë përcaktuar nëse bëhet fjalë për burgun e Shën Kollit të kthyer në covid, apo ndonjë vend tjeter.

Të njejtat burime thanë se numri më i madh i të infektuarve në burgun e Drenovës janë të moshave mbi 55 vjec.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb